Miftaraj për mos ekzekutimin e pagave: Në një shtet normal do të duhej dorëheqje e ministrit

Mbi 82 mijë qytetarë , të punësuar në sektori publik kanë mbetur pa paga. Madje pagat e të njëjtëve as nuk janë ekzekutuar. E në lidhje me mosprocesimin e pagave në sektorin publik ka reaguar edhe Ehat Miftarai. Ai tha se mos procesimi i pagave në sektorin publik për shkak të neglizhencës , keqplanifikimit ose…

Lajme

01/10/2024 11:35

Mbi 82 mijë qytetarë , të punësuar në sektori publik kanë mbetur pa paga.

Madje pagat e të njëjtëve as nuk janë ekzekutuar.

E në lidhje me mosprocesimin e pagave në sektorin publik ka reaguar edhe Ehat Miftarai.

Ai tha se mos procesimi i pagave në sektorin publik për shkak të neglizhencës , keqplanifikimit ose mos ushtrimit të përgjegjësive sipas ligjit, në një shtet normal do të pasonte me dorëheqje morale të ministrit.

“Mos procesimi i pagave në sektorin publik për shkak të neglizhencës, keqplanifikimit ose mos ushtrimit të pëgjegjësive sipas ligjit, në një shtet normal do të pasonte me dorëheqje morale të Ministrit.Në një shtet normal që udhehiqet nga parimet minimale të qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit, nëse ministri nuk ofron dorëheqje, shkarkohet nga Kryeministri”,deklaroi ai.

Miftaraj tha po ashtu se fatkeqësia më e madhe është se e njëjta ministri dhe i njëjti ministër i përkrahur nga Kryeministri Albin Kurti dhe Qeveria në pushtet e ka shndërruar ën praktikë mos ekzekutimin dhe refuzimin e zbatimit të ligjeve që lidhen me të drejtat e pensioneve, bazë dhe pensioneve të fituara me ligje tjera.

“Sigurisht, kur Prokuroria ska guxim as profesional e as interes me i mbrojte te drejtat e qytetareve, vinë pah ministra të tillë që dalin mbi ligjin dhe dhunojnë të drejtat e qytetarëve “shtoi ai./Lajmi.net/