Haxhiu pret në takim shefin e zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav. Haxhiu i ka uruar shefit të zyrës së BE-së Aivo Orav mirëseardhje dhe sukses në detyrë të re. Gjatë këtij takimi Haxhiu e njoftoi ambasadorin Orav për punën dhe arritjet e deritanishme në Ministrinë e Drejtësisë…

Lajme

23/09/2024 15:13

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav.

Haxhiu i ka uruar shefit të zyrës së BE-së Aivo Orav mirëseardhje dhe sukses në detyrë të re.

Gjatë këtij takimi Haxhiu e njoftoi ambasadorin Orav për punën dhe arritjet e deritanishme në Ministrinë e Drejtësisë brenda mandatit, duke theksuar reformën në drejtësi, luftimin e korrupsionit, adresimin e krimeve të luftës, parandalimin dhe adresimin e dhunës në familje dhe fuqizimin e Shërbimeve Sociale dhe Familjare si dhe ato të Profesioneve të Lira mes tjerash.

Në takim gjithashtu është diskutuar edhe për rëndësinë e reformes në drejtësi dhe për çështje të tjera në kuptim të bashkëpunimit në forcimin e rendit dhe sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

Në fund, ministrja Haxhiu falënderoi Ambasadorin e ri të BE-së në Kosovë për gatishmërinë dhe vullnetin për bashkëpunim dhe mbështetje për Republikën e Kosovës. /Lajmi.net/