Derisa opozita flet për largim të ushtarëve, ministri Maqedonci përkujdeset që thuajse çdo ditë të bëj thirrje për aplikim në FSK

Ministria e Mbrojtjes është një prej ministrive më të rëndësishme në vend, për shkak të lidhshmërisë së saj me Ushtrinë e Kosovës dhe rëndësisë që ka kjo e fundit për vendin. Në kuadër të kësaj ministrie ndër vite janë publikuar pakënaqësi, shkelje, e deri tek mosdarkodimet në mes ministrave e zv/ministrave. Por ajo çfarë më…

Lajme

23/09/2024 14:33

Ministria e Mbrojtjes është një prej ministrive më të rëndësishme në vend, për shkak të lidhshmërisë së saj me Ushtrinë e Kosovës dhe rëndësisë që ka kjo e fundit për vendin.

Në kuadër të kësaj ministrie ndër vite janë publikuar pakënaqësi, shkelje, e deri tek mosdarkodimet në mes ministrave e zv/ministrave.

Por ajo çfarë më së shumti po diskutohet së fundi është pakënaqësia e ushtarëve të Kosovës me kushtet të cilat i kanë.

Anipse në Kosovë paga e ushtarëve nis nga 600 euro, kjo po shihet si e pamjaftueshme, duke pas parasysh edhe mos plotësimin e kushteve të tjera që janë kërkuar.

Por ajo çfarë është edhe më shqetësuese është deklarimi i shpeshtë për largim të tyre nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

Madje thuhet se gjatë dy viteve të fundit pati largime në numër tejet të madh.

Por pikërisht në këtë kohë kur publikohen këto largime, ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci e vë edhe më tepër në dyshim këtë çështje.

Thuajse çdo dit ministri përkujdeset vetë që përmes profilit të tij në Facebook, të publikojë thirrjen për aplikim në FSK.

Me thënie nga më të ndryshmet, që lidhet me atdhedashurinë, ministri u bën thirrje të rinjve që t’i bashkohen Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Madje nëse shikohet profili i Maqedoncit vërehet se kjo është shpeshtuar së fundi, ku bëhet thirrje për bashkim në FSK.

Pavarësisht kësaj, duhet theksuar se ka pasur dukshëm përmirësim të buxhetit në kuadër të FSK-së, si dhe është punuar në rregullimin e kushteve të tyre, nga ato që kishin deri më tani.

Por rëndësia që ka FSK-ja për vendin natyrisht që e vë në theks edhe më tepër nevojën për përmirësim të kushteve.

Pra në secilën mundësi që hapet një konkurs i ri për shtim të numrit, ministri Maqedonci përkujdeset që të jetë i pari që u bën thirrje të rinjve për aplikim./Lajmi.net/

Haradinaj: Mbi 11% e ushtarëve lëshuan FSK-në brenda dy viteve, me ne paga më e ulët në FSK do të jetë 1 mijë euro