LDK: “Era Shtet” – VV në Gjilan shkel me dy këmbë parimin e barazisë e konkurrencës në punësim

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan kanë mbajtur një konferencë për media gjatë ditës së sotme në selinë e degës së tyre. Sipas një komunikate për shtyp të tyre, thuhet se aty është paraqitur një “super-skandal i punësimeve nga dy anëtaret e Kryesisë, , znj. Shqipe Kastrati – Haziri dhe znj. Drenushë Maloku”. Tutje…

Lajme

21/09/2024 20:06

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan kanë mbajtur një konferencë për media gjatë ditës së sotme në selinë e degës së tyre.

Sipas një komunikate për shtyp të tyre, thuhet se aty është paraqitur një “super-skandal i punësimeve nga dy anëtaret e Kryesisë, , znj. Shqipe Kastrati – Haziri dhe znj. Drenushë Maloku”.

Tutje në njoftim thuhet se VV-ja, partia në pushtet në Gjilan shkel me dy këmbë parimin e barazisë e konkurrencës në punësim duke u dhënë siç ata thonë “prioritet balldëskave, baxhanakëve e kunatave“./Lajmi.net 

Komunikata e plotë:

“Era Shtet” – VV në Gjilan shkel me dy këmbë parimin e barazisë e konkurrenncës në punësim duke u dhënë prioritet balldëskave, baxhanakëve e kunatave
Lidhja Demokratike e Kosovës – Dega Gjilan, ka mbajtur konferencë për medie në selinë e LDK-së në Gjilan, ku para qytetarëve kanë paraqitur super-skandalin e punësimeve dy anëtaret e Kryesisë, , znj. Shqipe Kastrati – Haziri dhe znj. Drenushë Maloku.
LDK me kohë ka paralajmëruar për kurdisjet që po i bënë Hyseni i VV-së në konkursin e fundit në Drejtorinë e Arsimit, proces në të cilin janë përfshirë edhe deputetë të kësaj partie e drejtori i DKA-së.
Kjo çfarë ka bërë Alban Hyseni në këtë konkurs, i humb shpresën çdo të riu e të reje se mund të punësohen pa qenë pjesë e partisë në tyre, dhe jo vetem kaq. Duhet të jesh kunatë, balldeskë, kusheri apo  shofer i kryetarit Alban Hyseni, deputetes Arjeta Rexhepi dhe deputetit Luan Aliu, si dhe drejtorit të Arsimit,  Shpend Nuhiu. Nuk duhet ta harrojmë premtimin e krerëve të kësaj partie me termin se në qeverisjen e tyre do të vije “Era Shtet”, ndërkohë që e bënë pikërisht të kundërtën, duke shkelur me dy këmbët barazinë në punësim e konkurrencën.
Emrat e fatlumeve nga ky konkurs, që janë të gjithë familjarë të afërt me pushtetarët, janë:
Valdrina Iseni – Kunata e Alban Hysenit, administratorit të Komunës.
Vlora Nuhiu – Kunata e Shpend Nuhiut – Drejtorit të Arsmit,  i cili për një muaj mandat,  bëri 2 punësime familijare.
Donika Ukshini- Vajza e xhaxhait të Ardita Ukshini- këshilltare e pushtetit aktual.
Bleona Arifi – Aktiviste e Vetëvendosje!
Mile Kastrati – Balldeska e Shpend Nuhiut,  Drejtor i Arsimit në Gjilan.
Laura Sylejmani- Kunata e Arijanit Sadikut,  ish- kryesuesit të Kuvendit Komunal.
Floresë Zeqiri-  Mbesa e burrit të deputetes, Arjeta Rexhepi.
Mimoza Alidemi – Balldeska e deputetit Luan Aliu.
Ajshe Berisha-  Gruaja e fotografit të Alban Hysenit.
Nëse me këtë  konkurs nuk merren organet e drejtësisë, për të shpërfaqur të gjitha parregullsitë në tërësinë e tij, pergjatë të cilit gjejmë parregullsi dhe shkelje të të gjitha  neneve të UA për rekrutimin e mësimdhënsëve, atëherë sistemi arsimor në Gjilan me këtë konkurs, do të shënojë degradimin më të madh në historinë e arsimit në komunën tonë.