”Shefi i ëndrrave”, Burim Piraj tregon benefitet që kanë punëtorët e fabrikës së tij

Pronari i fabrikës “Meka Hallall Food”, Burim Piraj mund të jetë shefi i ëndrrave i punëtorëve të Kosovës. Ai u jep atyre rrogën e 14-të, shujtat ushqimore, sigurimin shëndetësorë si dhe fëmijët që lindin nga të punësuarit në kompani i subvencionon me 1 mijë euro. Në një intervistë për lajmi.net, Piraj ka treguar se i…

Lajme

18/09/2024 20:57

Pronari i fabrikës “Meka Hallall Food”, Burim Piraj mund të jetë shefi i ëndrrave i punëtorëve të Kosovës.

Ai u jep atyre rrogën e 14-të, shujtat ushqimore, sigurimin shëndetësorë si dhe fëmijët që lindin nga të punësuarit në kompani i subvencionon me 1 mijë euro.

Në një intervistë për lajmi.net, Piraj ka treguar se i ka gjithsej 80 punëtorë ku gjysma e tyre janë femra.

“Sa herë e kemi tejkaluar programin e prodhimit ne i kemi shpërblyer punëtorët kështu që në vitin 2016 kemi menduar se më mirë se atë shpërblimin që po e bëjmë çdo muaj siç e kemi bërë me një përqindje të vogël sa iu ka ra ta konkretizojmë me një pagë të 13-të. Në 2016 ka qenë hera e parë kur ia kam dhënë pagën e parë të 13-të më 15 janar të vitit 2017. Kjo ke motivim shumë i madh i punëtorëve dhe arritëm që gjashtë mujorin e parë ta tejkalojmë shumë programin e paraparë në fabrikë dhe të shitjes kështu që ne e pamë se mund t’ia japim atë rrogën e 13-të me 15 korrik. Atë rrogë ia dhamë me kusht që nëse vazhdon kësi soj do ta marrin edhe rrogën e 14-të. Angazhimi i punëtorëve ka qenë jashtëzakonisht shumë i madh dhe ata e treguan veten domethënë se mund të punojnë shumë më shumë dhe arritëm që në herën e parë në janar të 2018-tës t’ia japim rrogën e 14-të punëtorëve dhe që nga atëherë kemi vazhduar me 14 rroga gjatë një viti kalendarik të punës”, ka thënë Piraj për lajmi.net.

Ai ka treguar se përveç pagave të 14-ta paga mesatare në kompaninë e tij është rritur në 750 euro. /Lajmi.net/