Rehabilitohet dëmtimi i rrugës në Slivovë të Ferizajt, Basha: Komuna të ndërhyjë urgjentisht në mirëmbajtjen e kanalit për largimin e ujërave

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha ka njoftuar se është rehabilituar dëmtimi i rrugës në Slivovë të Ferizajt. Ai ka thënë se një segment i kësaj rruge është dëmtuar si pasojë e grumbullimit të ujërave në skaj të rrugës, shkruan lajmi.net. “Menjëherë pas pranimit të informatës, hartuam planin e intervenimit dhe sot e sanuam dëmtimin, duke…

Lajme

25/06/2026 10:49

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha ka njoftuar se është rehabilituar dëmtimi i rrugës në Slivovë të Ferizajt.

Ai ka thënë se një segment i kësaj rruge është dëmtuar si pasojë e grumbullimit të ujërave në skaj të rrugës, shkruan lajmi.net.

“Menjëherë pas pranimit të informatës, hartuam planin e intervenimit dhe sot e sanuam dëmtimin, duke rikthyer qarkullimin e sigurt në këtë pjesë të rrugës. Për të parandaluar dëmtime të mëtejshme, është jetike që Komuna e Ferizajt të ndërhyjë urgjentisht në hapjen dhe mirëmbajtjen e kanalit për largimin e ujërave. Kjo do të mundësojë rrjedhjen normale të tyre dhe do të shmangë dëmtimin e mëtejmë të trupit të rrugës”, ka shkruar Basha.

Ai i ka falenderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe durimin e treguar gjatë realizimit të punimeve në këtë segment rrugor. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: