Sulmohet fizikisht një grua nga bashkëshorti i saj në Ferizaj, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës, ka njoftuar se dje pak para mesnate kanë pranuar një informatë për një rast të dhunës në familje në Ferizaj. Policia ka dal në vendngjarje dhe ka mësuar se pas një mosmarrëveshje, një grua ishte sulmuar nga bashkëshorti i saj dhe i dyshuari ishte larguar nga banesa përpara se të arrinte policia. “Viktima…

Lajme

25/06/2026 10:37

Policia e Kosovës, ka njoftuar se dje pak para mesnate kanë pranuar një informatë për një rast të dhunës në familje në Ferizaj.

Policia ka dal në vendngjarje dhe ka mësuar se pas një mosmarrëveshje, një grua ishte sulmuar nga bashkëshorti i saj dhe i dyshuari ishte larguar nga banesa përpara se të arrinte policia.

“Viktima është dërguar në Emergjencën e Ferizajt për trajtim mjekësor, ndërsa më vonë është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, rasti është iniciuar si ‘lëndim trupor’, ndërsa i dyshuari mashkull kosovar është ndaluar për 48 orë, për hetime të mëtutjeshme nga Njësia e Hetimeve për Dhunë në Familje”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: