Bajrami – Muratit për shtesat: Tregoi Albinit se ai s’po merr vesh në ekonomi fare

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, pasi ky i fundit tregoi se si është arritur mbështetja për fëmijët dhe gratë lehona. Sipas tij, kjo u arrit duke e ndalur hajninë, ndërsa buxheti u rrit vetvetiu. Bajrami përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook i ka thënë…

Lajme

10/09/2024 20:29

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, pasi ky i fundit tregoi se si është arritur mbështetja për fëmijët dhe gratë lehona. Sipas tij, kjo u arrit duke e ndalur hajninë, ndërsa buxheti u rrit vetvetiu.

Bajrami përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook i ka thënë Muratit që për shtesa t’i tregoj kryeministrit Kurti pasi sipas saj ai nuk merr vesh nga ekonomia.

“Hekuran, mos na trego neve ku i ke marrë paratë për shtesa, tregoi Albinit se ai po shihet që s’po merr veshë në ekonomi fare. Shtesat për fëmijë kanë ardhë nga tatimet me të larta që prindërit e këtyre fëmijëve kanë pagu pasi që çmimet në qeverisjen e juaj janë rritë gati dyfish”, ka shkruar Bajrami.

Ajo ka parashtruar edhe disa pyetje në lidhje me projektet për të cilat thotë se nuk janë realizuar.

“Por, çka me premtimet tjera: 160 çerdhe?, 4 mijë banesa për qiftet e reja?, 5 shtepi për të moshuarit?, shportë më të lirë të konsumimit?, energji më të lirë?, çka me i bë deficitit tregtar?, ku janë projektet kapitale? Çka me KREJT DHE DREJT”, ka shkruar Bajrami. /Lajmi.net/