Nesër do të hapet Qendra për trajtimin e qenve endacakë në Prishtinë
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër, me fillim në orën 11:00, do të mbahet ceremonia e hapjes së Qendrës për trajtimin e qenve endacakë. Në njoftimin e Komunës, thuhet se kjo qendër do të kontribuojë në reduktimin e numrit të qenve në rrugë, përmirësimin e shëndetit të tyre dhe promovimin e mirëqenies së kafshëve.…
Lajme
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër, me fillim në orën 11:00, do të mbahet ceremonia e hapjes së Qendrës për trajtimin e qenve endacakë.
Në njoftimin e Komunës, thuhet se kjo qendër do të kontribuojë në reduktimin e numrit të qenve në rrugë, përmirësimin e shëndetit të tyre dhe promovimin e mirëqenies së kafshëve.
“Gjithashtu, Qendra do të ofrojë mundësi për adoptim dhe do të krijojë një ambient të sigurt dhe mbështetës për qen të braktisur”, thuhet në njoftim.