“I kam ndërprerë punët me të gjithë bashkëpunëtorët”, Ana Kabashi flet për arsyet e mungesës me këngë e koncerte

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Ana Kabashi, këtë verë ka qenë më pak e angazhuar me projekte e koncerte. Kjo ka bërë që të marrë shumë pyetje nga fansat, duke qenë se janë të shumtë në numër, pasi veç në Instagram ndiqet nga mbi 400 mijë. Artistja nga Peja ka bërë një sqarim në…

ShowBiz

04/09/2024 17:11

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Ana Kabashi, këtë verë ka qenë më pak e angazhuar me projekte e koncerte.

Kjo ka bërë që të marrë shumë pyetje nga fansat, duke qenë se janë të shumtë në numër, pasi veç në Instagram ndiqet nga mbi 400 mijë.

Artistja nga Peja ka bërë një sqarim në rrjete sociale, duke treguar arsyet e mungesës në skenë përgjatë kësaj kohe.

Ajo po ashtu bën me dije se ka ndërprerë punët me të gjithë bashkëpunëtorët e saj.

Postimi i plotë i Kabashit (pa ndërhyrje):

“Më keni pyetur shumë përse Ana nuk ka kënduar verës, përse Ana nuk ka sjell projekte këtë vetë, përse është larguar një projekt nga YouTube? Edhe nëpër intervista nuk kam qenë, të gjitha i kam anuluar.

E vërteta është që kam vendosur me dëgju veten edhe shpirtin tim, me dëgju zemrën time edhe ndjenjat e mia për muzikën që dua me sjell.

Në shtëpinë e Big Brother askush prej juve nuk ka qenë brenda kur e kam krijuar ‘Je e vetmja dashuri’ edhe kam me vazhdu me kriju se nuk shtjerrna.

Projekte kam në studio plot edhe pse nuk i kam publikuar po shumë shpejt kanë me ardh edhe ato.

Më e rëndësishmja prej krejt kësaj është që bash këtë kohë që ka qenë shumë e vështirë për mua ama larg rrjeteve sociale, jam mësuar me e dasht veten shumë më shumë edhe me e dëgju veten e askënd tjetër.

Kam marrë shumë kohë për veten time, pa u stresuar, a kam një datë më pak ose më shumë, pa menduar o ta zë verën se po më ik ndonjë datë.

Nganjëherë është mirë me marrë një hap mbrapa. Kaos në të gjitha anët, pa shpirt, pa ndjenjë, pa lezet…ashtu nuk e dua muzikën.

Muzikën e kam filluar me një rock band prej zeros edhe do të vazhdojë të jem e vërtetë.

Ose e bëj muzikën për qejf të shpirtit tim edhe e sjelli me ndjenjën time te ju, ose e lë krejt edhe rob i askujt nuk bëhem.

Talentin, zërin më ka fal i madhi Zot edhe veç rob i tij do të jem gjithë jetën”.