Kontrollohet kasaforta e një qytetari në Ferizaj, Policia gjen një granatë dore

Një rast i armëmbajtjes pa leje është raportuar së fundi në Ferizaj. Raportohet se gjatë kontrollit në një kasafortë është gjetur një granatë dore. Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar. Në vendin e ngjarjes ka dalur njësiti për deminimin i Policisë së Kosovës që kanë tërhequr granatën. Lidhur me rastin janë…

Lajme

21/08/2024 09:57

Një rast i armëmbajtjes pa leje është raportuar së fundi në Ferizaj.

Raportohet se gjatë kontrollit në një kasafortë është gjetur një granatë dore.

Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar.

Në vendin e ngjarjes ka dalur njësiti për deminimin i Policisë së Kosovës që kanë tërhequr granatën.

Lidhur me rastin janë kryer bastisje në gjashtë lokacione ku në njërin prej tyre është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 40 fishekë.

Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është liruar ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë dërguar në mbajtje./Lajmi.net/