Vrasje e rëndë në Prishtinë: Gruaja vret kunatin e saj, mësohet emri i viktimës
Është raportuar se një grua ka vrarë kunatin e saj në Prishtinë, saktësisht në lagjen Kodra e Trimave ose siç njihet Vranjevc. Ngjarja tragjike ka ndodhur për motive ende të panjohura. Ndërsa identiteti i viktimës mësohet të jetë Xhevdet Millaku, 60 vjeç. E dyshuara për vrasjen e 60 vjeçarit është Nazmije Mulaku, 55 vjeç, ndërsa…
Lajme
Është raportuar se një grua ka vrarë kunatin e saj në Prishtinë, saktësisht në lagjen Kodra e Trimave ose siç njihet Vranjevc.
Ngjarja tragjike ka ndodhur për motive ende të panjohura. Ndërsa identiteti i viktimës mësohet të jetë Xhevdet Millaku, 60 vjeç.
E dyshuara për vrasjen e 60 vjeçarit është Nazmije Mulaku, 55 vjeç, ndërsa ajo tashmë është arrestuar nga policia.
Trupi i pajetë pritet të tërhiqet për t’u dërguar në obduksion.
Akoma s’dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur ky rast i rëndë. /Lajmi.net/