Shpërthim në Pejë, lëndohen dy persona
Një shpërthim ndodhi mbrëmë në rrugën “Halil Agusholli” në Pejë. Kjo është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, nga ku u tha se njësitë relevante policore në Pejë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është kuptuar se nga shpërthimi janë lënduar dy persona. “Aty është kuptuar se nga shpërthimi dy persona kanë…
Lajme
Një shpërthim ndodhi mbrëmë në rrugën “Halil Agusholli” në Pejë.
Kjo është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, nga ku u tha se njësitë relevante policore në Pejë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është kuptuar se nga shpërthimi janë lënduar dy persona.
“Aty është kuptuar se nga shpërthimi dy persona kanë pësuar lëndime trupore të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë, e më pas janë transferuar në QKUK”,thuhet në njoftim.
Tutej u theksua se gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar:
Një armë AK-47
Tre karikator të së njëjtës armë
90 fishekë të kalibrit 72×39.
Me urdhër të prokurorit të shtetit rasti është cilësuar si : Shkaktim i rreziku të përgjithshëm si dhe mbajtja në pronësi, kontroll të paautorizuar të armëve.
“Rasti është duke u hetuar nga njësiti i Sektorit Rajonal për Hetime DRP Pejë”./Lajmi.net/