Tiktokeri “Medi” reagon pas konfliktit me Noizyn dhe Stresin: Më kanë pre në besë, kanë tentu me më vra
Reperët shqiptar Rigels Rajku (Noizy) dhe Arkimed Lushaj (Stresi), janë emrat më të përmendur të ditëve të fundit. Kjo përfolje e tyre ka ardhur si pasojë e një rrahje në një diskotekë në Pejë mes tyre dhe tiktokerit Medi. Nga ky rast janë të arrestuar Noizy dhe DJ i tij ndërsa Stresi është ende në…
ShowBiz
Reperët shqiptar Rigels Rajku (Noizy) dhe Arkimed Lushaj (Stresi), janë emrat më të përmendur të ditëve të fundit.
Kjo përfolje e tyre ka ardhur si pasojë e një rrahje në një diskotekë në Pejë mes tyre dhe tiktokerit Medi.
Nga ky rast janë të arrestuar Noizy dhe DJ i tij ndërsa Stresi është ende në kërkim nga Policia e Kosovës.
Tiktokeri Medi sot në një video live në Tik Tok ka treguar më shumë rreth rastit.
Ai ka konsideruar se e gjithë kjo ka qenë e planifikuar nga reperët dhe ka thënë se ishte tentim vrasje.
“Stresi është djali më i keq. Mos i besoni familjes Lushaj. Ju më keni pre në besë mu e tani më thoni mua denoncim. Ju dini me bë denoncime Nozy Kozaku e të tjerët e kur hani denoncime prej tjerëve ju thoni hekne denoncimin. Jo jo ja lejmë drejtësisë. Po të më kishit thirr për problem unë kisha ardh për problem jo vet i dyti se më keni pre në besë, kemi mujt me vdek unë edhe kunati jem”, ka thënë ai.
Medi ka falënderuar Policinë e Kosovës dhe diskotekën në Pejë, deri sa ka shtuar se Noizy nuk i ka marrë as paratë e koncertit por i ka paguar sigurimin e diskotekës që të mos ta lënë atë të futet brenda.
“Gjithçka ka qenë e planifikuar, Rigelsi nuk i ka marrë as paret e koncertit jau ka dhanë sigurimave me ma mbyllë mu derën. Makinën time ma kanë largu ma kane qu 5000 metra në ara. Nëse jeni burra dil e kapnum në mënyrë burrërore Rigels Rajku ka qenë në Zvicër pse nuk ma bani atje këtë skenë masi e pasna sha e po fol për sedër. Gjithçka çka fol Sali lushaj, Arkimed Lushaj, Rigels Rajku është e planifikume”, ka shtuar ai.
Ai ka komentuar edhe për deklaratën e Noizyt se nuk e njihte më parë Medin.
“Kur ka ardh Noizy në shtëpia tona i ka ardh era qorapa pas koncerteve. Si ka thënë Noizy nuk më njeh, Noizyn e njoh para vitit 2013”, ka thënë ai.
Ai ka dhënë një deklaratë jo të dëgjuar më parë për Stresin.
“Kur u kanë tërmeti në Durrës Arkimedi ja ka marr një gocës 25 mijë euro, kur ai ja ka marrë asaj gocës paret e fondit çka më bënë ai mua”, ka shtuar ai.