Musliu: Pas Serbisë, LVV është përfituesja më e madhe politike e praktike nga Gjykata Speciale
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, përmes një postimi në Facebook është shprehur se pas Serbisë, LVV është përfituesja më e madhe politike e praktike nga Gjykata Speciale. Musliu, tutje shtoi se LVV kundershtonte themelimin e Gjykates Speciale në Hagë nga Kuvendi i Kosoves, veç sa për “sy e faqe”. “Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli ishin…
Lajme
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, përmes një postimi në Facebook është shprehur se pas Serbisë, LVV është përfituesja më e madhe politike e praktike nga Gjykata Speciale.
Musliu, tutje shtoi se LVV kundershtonte themelimin e Gjykates Speciale në Hagë nga Kuvendi i Kosoves, veç sa për “sy e faqe”.
“Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli ishin te vetëdijshëm se po banin sakrificen e radhes per Kosovën, Gjykata Speciale po themelohej per ata që bënë luftën tonë çlirimtare, kurse Albini e dinte se përderisa ata janë të lirë nuk do t’ia dilte kurrë të realizonte agjenden e tij antishtetërore”, ka shkruar Musliu.
“Heshtni me mirë. Mos folni fare sepse ju njohjm mirë kushi jeni dhe për kënd punoni. E dijmë shumë mirë se po të kishit mundësi, asnjë pjesëtarë të UÇK-së nuk do ta lënit në liri. E dimë ne e do ta dinë brezat që vijnë se kush punoi për e kush kundër lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. E dimë ne e do ta dinë edhe brezat që vijnë se kush është Hashim Thaçi e Kadri Veseli e kush ishte Albini e Dejona. ATA do të kthehen me lavdi e ju do të kujtoheni për tradhëti. Zgjedhjet erdhen, ju shkuat”, ka shtuar më tutje Musliu.
Postimi i saj në Facebook: