E trishtë: Publikohen fotografitë e vajzave të vogla që u vranë nga sulmi në Angli
Policia e Merseyside ka publikuar emrat dhe fotografitë e tri vajzave të vogla të vrara me thikë të hënën në Southport, në veri të Liverpoolit në Angli. Viktimat janë Bebe King, 6 vjeç, Elsie Dot Stancombe, 7 dhe Alice Dasilva Aguiar, 9 vjeç, sipas The Guardian. “Familjet e tyre, të cilat po mbështeten nga oficerë…
Bota
Policia e Merseyside ka publikuar emrat dhe fotografitë e tri vajzave të vogla të vrara me thikë të hënën në Southport, në veri të Liverpoolit në Angli.
Viktimat janë Bebe King, 6 vjeç, Elsie Dot Stancombe, 7 dhe Alice Dasilva Aguiar, 9 vjeç, sipas The Guardian.
“Familjet e tyre, të cilat po mbështeten nga oficerë specialistë, kanë nxjerrë fotografi dhe kanë kërkuar që privatësia e tyre të respektohet në këtë moment”, tha policia në një deklaratë.
Policia konfirmoi paraprakisht se fëmija i tretë vdiq si pasojë e plagëve të marra në sulmin me thikë.
Një 17-vjeçar po mbahet në paraburgim si i dyshuar për vrasje dhe tentim vrasje.