Gjuajti me armë zjarri në një aheng në Suharekë, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar pasi ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar në Suharekë. Policia e Kosovës ka njoftuar se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 20 gëzhoja 9mm dhe dy armë zjarri pistoleta 9×19 mm dy karikatorë si dhe dy lejet përkatëse për armë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit…

Lajme

25/07/2024 09:44

Një person është arrestuar pasi ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar në Suharekë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 20 gëzhoja 9mm dhe dy armë zjarri pistoleta 9×19 mm dy karikatorë si dhe dy lejet përkatëse për armë.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rr. Lulzim Huta, Suharekë  24.07.2024, 13:38. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në një aheng familjare ka shtënë me dy armë zjarri për të cilat posedon leje përkatëse. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 20 gëzhoja 9mm dhe dy armë zjarri pistoleta 9×19 mm dy karikatorë si dhe dy lejet përkatëse për armë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.