Haziri flet për lidhjen e Lotinës me Mozzik: E kam taku dhe na ka gëzuar, dhëndri bëhet si fëmija i dytë

Lutfi Haziri ka komentuar së fundmi lidhjen e vajzës së tij Lotinës, me reperin nga Ferizaj Mozzik. Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se është takuar me të dhe është i gëzuar për lidhjen e tyre. Në një intervistë dhënë për Tëvë1, ai tha se dhëndri bëhet sikur fëmija i dytë.…

ShowBiz

09/07/2024 11:48

Lutfi Haziri ka komentuar së fundmi lidhjen e vajzës së tij Lotinës, me reperin nga Ferizaj Mozzik.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se është takuar me të dhe është i gëzuar për lidhjen e tyre.

Në një intervistë dhënë për Tëvë1, ai tha se dhëndri bëhet sikur fëmija i dytë.

“E kam takuar, na ka gëzuar, na ka gëzuar edhe ai. Ndryshe është perceptimi nga jashtë. Ne nuk kemi paragjykim”, ka thënë Haziri.

Siç duket Haziri e ka pritur lajmin për lidhjen e tyre në mënyrë të këndshme i cili duke qeshur thotë, “Na ka hy një reper tani. Po shkon duke u rritur familja”.

Lotina dhe Mozzik nuk ka kohë të gjatë të cilët kanë bërë publike lidhjen e tyre përmes rrjeteve sociale.

Ndryshe Mozzik në një intervistë kishte thënë se nuk nisi gjithçka në mënyrë spontane, sipas tij ai kishte filluar t’i shkruante Lotinës qysh në vitin 2019. /Lajmi.net/