Capital-T e pranon: Adrola Dushi femra më e bukur shqiptare

Capital T dhe Adrola Dushi përfliten prej shumë kohësh për një lidhje dashurie. Anipse dyshja e famshme nuk e kanë konfirmuar asnjëherë. Megjithatë fjalët e tyre dhe fotografitë e bëra publike lënë vend për dyshime. Së fundi artisti nga Kosova ka qenë i ftuar në “Top Arena”, i cili përveç karrierës muzikore u pyet edhe…

ShowBiz

08/07/2024 13:41

Capital T dhe Adrola Dushi përfliten prej shumë kohësh për një lidhje dashurie.

Anipse dyshja e famshme nuk e kanë konfirmuar asnjëherë.

Megjithatë fjalët e tyre dhe fotografitë e bëra publike lënë vend për dyshime.

Së fundi artisti nga Kosova ka qenë i ftuar në “Top Arena”, i cili përveç karrierës muzikore u pyet edhe se cila është femra më e bukur shqiptare.

Ai tha se ka vajza shumë të bukura si në Shqipëri e po ashtu edhe në Kosovë, por në veçanti përmendi modelen e njohur.

“Ashtu siç e thonë të gjithë, Adrola Dushi është vajza më e bukur shqiptare”, është shprehur ai.

Ndërkaq edhe ish-Missi nga ana tjetër në një intervistë dhënë për ‘Top Channel’ tha se është e lidhur me ‘mashkullin më të bukur shqiptar’, që la të kuptohet për Trim Ademin.

Capital T pritet të performojë më 16 gusht në Dinamo ku do të ketë edhe artistë të tjerë që do t’i bashkohen skenës. /Lajmi.net/