Dikush tentoi ta vrasë një burrë derisa po lëvizte me veturë në Prishtinë, Policia jep detaje
Një vrasje në tentativë është raportuar mbrëmë në Prishtinë. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte në lëvizje me veturë është sulmuar me armë zjarri nga tre persona. Si pasojë në veturë janë shkaktuar dëme materiale. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ku ka gjetur dhe konfiskuar gjashtë gëzhoja, transmeton lajmi.net. Lidhur…
Lajme
Një vrasje në tentativë është raportuar mbrëmë në Prishtinë.
Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte në lëvizje me veturë është sulmuar me armë zjarri nga tre persona.
Si pasojë në veturë janë shkaktuar dëme materiale.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ku ka gjetur dhe konfiskuar gjashtë gëzhoja, transmeton lajmi.net.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori./Lajmi.net/