Gashi për bisedën e Mimozës me Radojqiçin: Ajo është viktimë, s’i bën pa u marrë vesh me kryeministrin

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka folur rreth bisedave telefonike të fundit të publikuara të shefes së LVV, Mimoza Kusari-Lila me terroristin Millan Radojiçiq. Gashi u shpreh se këto biseda telefonike mes dy palëve  janë të befasishme për të. “Jam çudit nuk e kam pritë atë lloj komunikimi, afërsie. Mimoza është viktimë…

Lajme

25/06/2024 09:25

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka folur rreth bisedave telefonike të fundit të publikuara të shefes së LVV, Mimoza Kusari-Lila me terroristin Millan Radojiçiq.

Gashi u shpreh se këto biseda telefonike mes dy palëve  janë të befasishme për të.

“Jam çudit nuk e kam pritë atë lloj komunikimi, afërsie. Mimoza është viktimë e Vetëvendosjes, atë lloj komunikimi, negocimi, Mimoza nuk e bën pa u marrë vesh me kryeministrin sepse janë punë që ai duhet me e dhënë izën për me u bë” tha ai, Paparaci.

Tutje Arben Gashi shtoi se komunikimi me terroristin Radojiçiq përderisa është në listë të zezë është vepër penale.