Vërshimet në Prishtinë, këta janë numrat emergjentë për qytetarët
Gjendje tejet e vështirë e qarkullimit është në Prishtinë. Përpos kësaj, dëme të mëdha janë shkaktuar si shkak i shiut dhe breshërit të madh. Qytetarë të shumtë janë përballur me vështirësi, e shumë prej tyre kanë mbetur të bllokuar në trotuare apo nën strehët e lokaleve. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka kërkuar nga qytetarët…
Lajme
Gjendje tejet e vështirë e qarkullimit është në Prishtinë.
Përpos kësaj, dëme të mëdha janë shkaktuar si shkak i shiut dhe breshërit të madh.
Qytetarë të shumtë janë përballur me vështirësi, e shumë prej tyre kanë mbetur të bllokuar në trotuare apo nën strehët e lokaleve.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka kërkuar nga qytetarët që të qëndrojnë brenda.
Gjithashtu ai njoftoi se dy numra emergjente janë në dispozicion për qytetarët.
“080012233 dhe 080012244”, janë numrat e publikuar nga kjo drejtori./Lajmi.net/