Vizita e Presidentes së Sllovenisë në Shqipëri, Begaj: Sllovenia një ndër shtetet e para që njohu Kosovën e pavarur
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj e priti në një takim në Tiranë presidenten e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar. Begaj, në konferencën e përbashkët për media pas takimit, kujtoi ndër tjerash se Sllovenia ishte ndër shtetet e para që e njohu pavarësinë e Kosovës. Në këtë pikë, ai tha se ky fakt është “realitet i pakthyeshëm…
Lajme
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj e priti në një takim në Tiranë presidenten e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar.
Begaj, në konferencën e përbashkët për media pas takimit, kujtoi ndër tjerash se Sllovenia ishte ndër shtetet e para që e njohu pavarësinë e Kosovës. Në këtë pikë, ai tha se ky fakt është “realitet i pakthyeshëm dhe i panegociueshëm”.
Presidenti shqiptar tha se bashkëpunimi ndërmjet Shqipërisë dhe Sllovenisë është “shumëdimensional dhe përfshin shumë fusha me interes të ndërsjellë”.
Begaj tha se “faktori shqiptar ka vetëm një agjendë”.
“Punon për një rajon i cili është në paqe, të jetë i sigurt, të ketë stabilitet, të jetë i interguar dhe bashkëpunues në rajon, dhe po ashtu të jetë i përafruar dhe i integruar në Bashkimin Europian dhe në rrugëtimin euroatlantik”.
Ai përmendi edhe faktin se Serbia po armatoset dhe se i ka thelluar marrëdhëniet me Kinën e Rusinë.
“Natyrisht që rajoni nuk është imun, duhet të jetë i kujdesshëm”, tha Begaj.