Largohet nga ekipet e FSK mjeti shpërthyes i Luftës së Dytë Botërore në Shtime

Njësia e Deminimit e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka bërë sot tërheqjen e sigurt të një mjeti shpërthyes në Shtime. Lajmi për media u bë i ditur nga zëdhënësi i policisë rajonale të Ferizajt Kanun Veseli, sipas të cilit tërheqja e mjetit të dyshuar si predhë artilerie nga koha e Luftës së Dytë Botërore…

Lajme

11/04/2024 20:20

Njësia e Deminimit e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka bërë sot tërheqjen e sigurt të një mjeti shpërthyes në Shtime.

Lajmi për media u bë i ditur nga zëdhënësi i policisë rajonale të Ferizajt Kanun Veseli, sipas të cilit tërheqja e mjetit të dyshuar si predhë artilerie nga koha e Luftës së Dytë Botërore është bërë në orën 18:06.

Mjeti shpërthyes ishte gjetur sot rreth orës 11:30 afër rezervuarit të ujit në rrugën “Skënderbeu” në Shtime, ku në vendngjarje kanë dalë Policia e Kosovës si dhe është njoftuar njësia përkatëse e FSK-së.