Njësiti i policisë dëgjon të shtëna gjatë patrullimit – Gjejnë gëzhoja të armës
Një njësi e policisë, sot gjatë patrullimit ka dëgjuar të shtëna arme në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë. Zyrtarët policorë, menjëherë janë drejtuar nga vendi ku i kanë dëgjuar të shtënat, dhe kanë hasur në dy persona me motoçikletë, shkruan lajmi.net. Te njëri nga ta është gjetur një revole me karikator. Në vendin e ngjarjes…
Lajme
Një njësi e policisë, sot gjatë patrullimit ka dëgjuar të shtëna arme në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë.
Zyrtarët policorë, menjëherë janë drejtuar nga vendi ku i kanë dëgjuar të shtënat, dhe kanë hasur në dy persona me motoçikletë, shkruan lajmi.net.
Te njëri nga ta është gjetur një revole me karikator.
Në vendin e ngjarjes është gjetur një kuti e zbrazur me municion dhe disa gëzhoja të armës, të cilat dyshohet se janë nga arma e njërit nga të dyshuarit e ndalur. /Lajmi.net/