“Je vajza e parë që unë e çojë në shtëpi tek nëna”: Sara tregon atë çfarë i ka thënë Bardhi

Romanca në mes Bardhit dhe Sarës, po vazhdon edhe jashtë shtëpisë së Big Brother VIP Albania. Pas daljes nga ky format, Sara ka folur për nënë e Bardhit dhe vizitën që ajo ia kishte bërë asaj, shkruan lajmi.net. “Në momentin kur kam shkuar atje dhe kam gjetur nënën e Bardhit që sapo kishte ardhur nga…

ShowBiz

16/03/2024 19:45

Romanca në mes Bardhit dhe Sarës, po vazhdon edhe jashtë shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Pas daljes nga ky format, Sara ka folur për nënë e Bardhit dhe vizitën që ajo ia kishte bërë asaj, shkruan lajmi.net.

“Në momentin kur kam shkuar atje dhe kam gjetur nënën e Bardhit që sapo kishte ardhur nga spitali, ishte akoma me atë gjendjen me [leukoplaste] ende tek krahët dhe me krahët hapur duke qarë, ishte moment shumë emocional ishte edhe motra e tij po ashtu edhe vëllai”, ka thënë Sara.

Gjithashtu, Sara ka treguar që Bardhi i ka thënë që ajo është vajza e parë që ai e çon në shtëpi tek nëna e tij.

“Më ka thënë vetë Bardhi. Përpara se të dilte nëna e tij tek dera, unë dhe Bardhi ishim në makinë pastaj u kthye dhe më tha: ‘Je vajza e parë që unë e çojë në shtëpi tek nëna”, është shprehur Sara./Lajmi.net/

YouTube player