Sekuestrohen tri revole dhe 51 fishekë, policia tregon detajet

Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar ka zhvilluar një aksion për shitje të paautorizuar të armëve në katër lokacione. Gjatë aksionit policia ka arritur të sekuestrojë tri revole dhe 51 fishekë, ndërsa me urdhër të prokurorit katër të dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt. “Lidhur me rastin, më 13.03.2024 Njësitë e Drejtorisë…

Lajme

14/03/2024 09:00

Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar ka zhvilluar një aksion për shitje të paautorizuar të armëve në katër lokacione.

Gjatë aksionit policia ka arritur të sekuestrojë tri revole dhe 51 fishekë, ndërsa me urdhër të prokurorit katër të dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt.

“Lidhur me rastin, më 13.03.2024 Njësitë e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda të Policisë së Kosovës bazuar në urdhëresën e Gjykatës kanë bërë kontrollimin e shtëpive me objektet përcjellëse, në katër (4) lokacione, në tri rajone, Prishtinë, Pejë, Prizren. Gjatë kontrollit të shtëpive dhe objektet përcjellëse janë gjetur dhe sekuestruar: tri revole dhe 51 fishekë. Me urdhër të prokurorit katër të dyshuar meshkuj/k, pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt.” /Lajmi.net/