Aksident trafiku në Mitrovicë, pesë të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Frashër të Mitrovicës. Nga ky aksident janë lënduar pesë persona. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Mitrovicë, Avni Zahiti. “Rreth orës 12:40, është raportuar për një aksident trafiku i shkaktuar në rrugën rajonale Mitrovicë- Vushtrri , përkatësisht në fshatin Frasher, në aksident janë…

Lajme

27/02/2024 15:26

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Frashër të Mitrovicës.

Nga ky aksident janë lënduar pesë persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Mitrovicë, Avni Zahiti.

“Rreth orës 12:40, është raportuar për një aksident trafiku i shkaktuar në rrugën rajonale Mitrovicë- Vushtrri , përkatësisht në fshatin Frasher, në aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit pesë persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti. /Lajmi.net/