Pejani kërcënohet me armë nga një person, lajmëron policinë

Një kërcënim me armë zjarri ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Pejë. Policia në raportin 24-orësh ka bërë me dije, se një person ka raportuar se është kërcënuar me armë zjarri nga një tjetër, shkruan lajmi.net. Rasti ka ndodhur në rrugën “Papa Klementi” të kësaj komune rreth orës 15:15. Pas raportimit, i dyshuari është…

Lajme

15/01/2024 10:15

Një kërcënim me armë zjarri ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Pejë.

Policia në raportin 24-orësh ka bërë me dije, se një person ka raportuar se është kërcënuar me armë zjarri nga një tjetër, shkruan lajmi.net.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Papa Klementi” të kësaj komune rreth orës 15:15.

Pas raportimit, i dyshuari është arrestuar dhe më pas është kryer bastisja e shtëpisë së tij me urdhër të prokurorit.

Aty janë gjetur disa armë zjarri.

Raporti i policisë:

KANOSJE /ARMËMBAJTJE PA LEJE- Rr. Papa Klementi, Pejë 14.01.2024-15:15. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se ishte kanosur  me armë nga një i dyshuar mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe  me urdhër të prokurorit është bërë bastisja e shtëpisë së tij ku janë gjetur dhe konfiskuar; një pistoletë, një pushkë gjuetie, nëntë fishekë (të dy kalibrave të ndryshëm). Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Lajmi.net/