Arrestohet një person në Kaçanik, publikoi video duke shtënë me armë

Një person është arrestuar në Kaçanik pasi publikoi video duke shtënë me armë zjarri. Policia e Kosovës në raportin 24 orësh konfirmon se i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar pasi kishte publikuar një video duke shtënë me armë të zjarrit, teksa pistoleta është konfiskuar. “Fsh. Dubravë, Kaçanik 11.01.2024 – 14:30. Është shoqëruar në stacionin policore…

Lajme

12/01/2024 08:50

Një person është arrestuar në Kaçanik pasi publikoi video duke shtënë me armë zjarri.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh konfirmon se i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar pasi kishte publikuar një video duke shtënë me armë të zjarrit, teksa pistoleta është konfiskuar.

“Fsh. Dubravë, Kaçanik 11.01.2024 – 14:30. Është shoqëruar në stacionin policore i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte publikuar një video duke shtënë me armë zjarri. Pistoleta është konfiskuar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Lajmi.net/