Prangoset një person në Deçan për dhunë në familje, i sekuestrohet pistoleta me 44 fishekë
Policia ka arrestuar një person në Isniq të Deçanit nën dyshimet se i njëjti ka ushtruar dhunë në familje. Viktima në këtë rast është dërguar për trajtim mjekësor në QKMF-në e Deçanit, transmeton lajmi.net. Ndërsa, pas bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit, janë gjetur dhe sekuestruar: 1 pistoletë Sig Sauer 9×19 mm me leje, 44…
Lajme
Policia ka arrestuar një person në Isniq të Deçanit nën dyshimet se i njëjti ka ushtruar dhunë në familje.
Viktima në këtë rast është dërguar për trajtim mjekësor në QKMF-në e Deçanit, transmeton lajmi.net.
Ndërsa, pas bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit, janë gjetur dhe sekuestruar: 1 pistoletë Sig Sauer 9×19 mm me leje, 44 fishekë dhe 2 karikatorë.
“I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ёshtё ndaluar pёr 48- orё”, thuhet në njoftim.