Policia del me detaje për të shtënat me armë zjarri mbrëmë në Fushë Kosovë

Mbrëmjen e kaluar në qytetin e Fushë Kosovës u dëgjuan të shtëna me armë zjarri. Menjëherë pas kësaj kanë dalë në vendin e ngjarjes ekipet policore, shkruan lajmi.net. Në raportin e tyre ditor thuhet se ngjarja kishte ndodhur pas një mosmarrveshje që kishte një  person me dy të tjerë. Policia në vend të ngjarjes ka…

Lajme

17/12/2023 09:15

Mbrëmjen e kaluar në qytetin e Fushë Kosovës u dëgjuan të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë pas kësaj kanë dalë në vendin e ngjarjes ekipet policore, shkruan lajmi.net.

Në raportin e tyre ditor thuhet se ngjarja kishte ndodhur pas një mosmarrveshje që kishte një  person me dy të tjerë.

Policia në vend të ngjarjes ka gjetur një gëzhojë dhe një predhë të fishekut, ndërsa i dyshuari për veprën ka dorëzuar armën në polici.

Pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rr. Dardania, Fushë Kosovë 16.12.2023-19:45Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me dy viktimat meshkuj kosovar, dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në afërsi të tyre. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë dhe një predhë të fishekut, ndërsa i dyshuari ka dorëzuar një pistoletë e cila dyshohet se është përdorur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është  dërguar në mbajtje. Rasti në proces hetimor”, thuhet në raportin e policisë./Lajmi.net