Shtetasi i huaj rrahet rëndë në Prishtinë
Një person ka marrë trajtim në Emergjencën e QKUK-së, mbrëmë rreth orës 23:20. Viktima, shtetas i huaj, ka pësuar lëndim të rëndë trupor pasi që është rrahur nga disa persona, transmeton lajmi.net. Policia në koordinim me prokurorinë ka nisur hetim për zbardhjen e rastit. “Mbrëmë nga Emergjenca e QKUK-së, rreth orës 23:20 kemi pranuar informatën…
Lajme
Një person ka marrë trajtim në Emergjencën e QKUK-së, mbrëmë rreth orës 23:20.
Viktima, shtetas i huaj, ka pësuar lëndim të rëndë trupor pasi që është rrahur nga disa persona, transmeton lajmi.net.
Policia në koordinim me prokurorinë ka nisur hetim për zbardhjen e rastit.
“Mbrëmë nga Emergjenca e QKUK-së, rreth orës 23:20 kemi pranuar informatën për një person (shtetas të huaj) të lënduar. Policia në koordinim me prokurorinë ka nisur një hetim për zbardhjen e rastit i cili është cilësuar lëndim i rëndë trupor”, ka thënë për lajmi.net Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.