Ikona e gjimnastikës po lufton me jetë, vajza e saj zbulon detaje prekëse për gjendjen shëndetësore të së ëmës

Një nga sportistet më të njohura amerikane dhe botërore, Mary Lou Retton (55), po kalon një periudhë jashtëzakonisht të vështirë. Kampionia olimpik nga Lojërat Olimpike Los Angeles në vitin 1984, në gjimnastikë, e cila ka dy medalje të argjendta dhe bronzi olimpike, ndodhet në terapi intensive pasi u diagnostikua me një formë të rrallë të…

Sport

11/10/2023 12:58

Një nga sportistet më të njohura amerikane dhe botërore, Mary Lou Retton (55), po kalon një periudhë jashtëzakonisht të vështirë.

Kampionia olimpik nga Lojërat Olimpike Los Angeles në vitin 1984, në gjimnastikë, e cila ka dy medalje të argjendta dhe bronzi olimpike, ndodhet në terapi intensive pasi u diagnostikua me një formë të rrallë të pneumonisë, raportojnë mediat amerikane, shkruan lajmi.net.

Mediat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportojnë se ikona e gjimnastikës olimpike aktualisht është në trajtim dhe vajza e saj kërkon ndihmë financiare në rrjetet sociale, për të mbledhur 50 mijë dollarët e nevojshëm për mjekim.

Retton është gruaja e parë amerikane me medalje të artë në gjimnastikë. /Lajmi.net/