Presidenti i Napolit i ashpër: Nuk duhet luajtur Superkupa në Arabinë Saudite, a nuk po e shihni luftën në Izrael
Presidenti i Napolit, De Laurentiis është shprehur i ashpër me vendimin që Superkupa italiane të zhvillohet në Arabinë Saudite. Sipas tij, kjo nuk duhet të ndodh edhe për shkak të konfliktit të fundit në Izrael, përcjell lajmi.net. Megjithatë, Napoli dhe Interi nuk e mendojnë udhëtimin në Lindjen e Mesme, siç e ka konfirmuar edhe njeriu…
Sport
Presidenti i Napolit, De Laurentiis është shprehur i ashpër me vendimin që Superkupa italiane të zhvillohet në Arabinë Saudite.
Sipas tij, kjo nuk duhet të ndodh edhe për shkak të konfliktit të fundit në Izrael, përcjell lajmi.net.
Megjithatë, Napoli dhe Interi nuk e mendojnë udhëtimin në Lindjen e Mesme, siç e ka konfirmuar edhe njeriu i parë i napolitanëve, por që sipas tij nuk do ta bojkotojnë totalisht.
“E shihni se çfarë po ndodh në Izrael? Mund të ketë një bllokadë ajrore të të gjithë territorit. Dhe e gjithë kjo për të fituar një milion më shumë?! Le të luajmë në Olimpico të Romës, cili është problemi. Jo, ne nuk po bojkotojmë Superkupën, thjesht po them që të gjithë duhet të mendojmë përsëri” – tha De Laurentiis për ANSA.
Napoli si fitues i Serie A edicionin e kaluar dhe Interi si fitues i Kupës së Italisë do të përballen në Superkupën e Italisë./Lajmi.net/