Talenti i futbollist kosovar ftohet për prova në Dinamo Zagreb

Futbollisti 16-vjeçar i Feronikelit nga Drenasi, Islam Rrustemi ka marrë ftesë për prova në klubin e madh të futbollit kroat Dinamo Zagreb. Lajmin e ka bërë të ditur Shkolla e Futbollit “Feronikeli”, shkruan lajmi.net. “Shpresojnë se ky lojtar do t’i prek majat e futbollit dhe të jetë motiv shtesë që të vazhdohet me punën profesionale…

Sport

05/10/2023 15:16

Futbollisti 16-vjeçar i Feronikelit nga Drenasi, Islam Rrustemi ka marrë ftesë për prova në klubin e madh të futbollit kroat Dinamo Zagreb.

Lajmin e ka bërë të ditur Shkolla e Futbollit “Feronikeli”, shkruan lajmi.net.

“Shpresojnë se ky lojtar do t’i prek majat e futbollit dhe të jetë motiv shtesë që të vazhdohet me punën profesionale në shkollën e futbollit Feronikelit 74. Rrustemi është pjesë e shkollës së futbollit “Feronikeli” prej vitit 2019 dhe luan me ekipin kombëtar të Kosovës U15. 16-vjeçari do të vazhdojë për provat në Kroaci dhe mbetet të shihet vendimi që do të merr ky ekip për talentin kosovar”, shkruhet në njoftimin e Shkollës së Futbollit “Feronikeli”.

Postimi pa ndërhyrje i Shkollës së Futbollit “Feronikeli”

Lajmi më i mirë i vitit për shkollën tonë

Puna,angazhimi,diciplina në shkollën tonë po jep rezultatet e veta

Islam Rrustemi U17 ftohet në prova nga Dinamo Zagreb

Talenti i shkollës sonë Islam Rrustemi ka marr ftes për prova në klubin e futbollit Dinamo Zagreb

Shkolla jonë duke e njoft mirë talentin e Islamit besojm shumë që ky djal do t’i prek majat e futbolli

Pa dyshim ky lajm i mirë  është edhe motiv shtes për trenerat e shkollës sonë qe te vazhdojn me punen profesionale në shkollën e futbollit Feronikelit 74

Trenerat shkollës Feronikeli 74 i urojn suksese super talentit tone

Forcaaa Lamellaaaaa. /Lajmi.net/