Notat e lojtarëve: Real Madrid – Union Berlin, Bellingham më i vlerësuari në fushë
Real Madridi e ka nisur me fitore edicionin e ri në Ligën e Kampionëve kundër Union Berlinit. “Mbretërit” triumfuar 1:0 me skuadrën gjermane në stadiumin “Santiago Bernabeu” në Madrid, shkruan lajmi.net. Mesfushori Jude Bellingham ishte heroi i Real Madridit me golin e shënuar në minutën e katërt shtesë. Pikërisht reprezentuesi anglez ishte futbollisti më i…
Sport
Real Madridi e ka nisur me fitore edicionin e ri në Ligën e Kampionëve kundër Union Berlinit.
“Mbretërit” triumfuar 1:0 me skuadrën gjermane në stadiumin “Santiago Bernabeu” në Madrid, shkruan lajmi.net.
Mesfushori Jude Bellingham ishte heroi i Real Madridit me golin e shënuar në minutën e katërt shtesë.
Pikërisht reprezentuesi anglez ishte futbollisti më i vlerësuar, sipas uebfaqes prestigjioze për vlerësime “Whoscored.com”.
Bellingham u vlerësua me notën 7.7, ndërkohë që me notë të lartë u vlerësua edhe Rodrygo 7.4.
Real Madridi është lider i Grupit C me tri pikë të plotë, ndërkohë Unioni është i fundit.
Takimi i po të njëjtit grup mes Bragës dhe Napolit fillon nga ora 21:00./Lajmi.net/