Arsenal – PSV dhe Real Sociedad – Inter, publikohen formacionet startuese: Asllani titullar
Janë publikuar formacionet startuese të dy takimeve tjera të mbrëmjes në Ligën e Kampionëve. Arsenali rikthehet në ligën më prestigjioze evropiane për klube pas disa vjetësh dhe takimin e parë e luan në shtëpi kundër PSV-së në stadiumin “Emirates”, shkruan lajmi.net. Të besuarit e trajnerit Mikel Arteta synojnë vetëm fitoren para shikuesve të tyre. Edhe…
Sport
Janë publikuar formacionet startuese të dy takimeve tjera të mbrëmjes në Ligën e Kampionëve.
Arsenali rikthehet në ligën më prestigjioze evropiane për klube pas disa vjetësh dhe takimin e parë e luan në shtëpi kundër PSV-së në stadiumin “Emirates”, shkruan lajmi.net.
Të besuarit e trajnerit Mikel Arteta synojnë vetëm fitoren para shikuesve të tyre. Edhe PSV-ja ka udhëtuar për befasi.
Përballja në kryeqendrën angleze luhet nga ora 21:00.
Formacionet zyrtare:
Arsenal: Raya, White, Saliba, Gabriel, Zinchenko, Odegaard, Rice, Havertz, Saka, Trossard, Jesus
PSV: Benitez, Dest, Boscagli, Bella-Kotchap, Teze, Veerman, Saibari, Schouten, Lang, Bakayoko, L.de Jong.
Takim tjetër interesant pritet të zhvillohet edhe në Spanjë me Real Sociedadin që i bën konak Interit.
Stadiumi “Reale Arena” është vendtakim i dy skuadrave që janë pjesë e Grupit D. Edhe ky takim nis nga ora 21:00.
Mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani do të startojë për Interin.
Formacionet zyrtare:
Sociedad: Remiro, Traore, Zubeldia, Le Normand, Tierny, Berrenetxea, Zubimendi, Merino, Mendez, Kubo, Oyarzabal.
Inter: Sommer, Bastoni, De Vrij, Pavard, Augusto, Mkhitaryan, Asllani, Barella, Dumfries, Martinez, Arnautoviq./Lajmi.net/