26 sportistë përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Mesdhetare në Rërë Heraklion 2023
26 sportistë të pesë sporteve të ndryshme, do të përfaqësojnë Kosovën në edicionin e tretë të Lojërave Mesdhetare në Rërë Heraklion 2023, të cilat prej 9 deri më 16 qershor mbahen në qytetin Heraklion të Greqisë. Sportistët vijnë nga sportet e volejbollit në rërë, basketbollit 3×3, hendbollit në rërë, not në ujëra të hapura dhe…
Sport
26 sportistë të pesë sporteve të ndryshme, do të përfaqësojnë Kosovën në edicionin e tretë të Lojërave Mesdhetare në Rërë Heraklion 2023, të cilat prej 9 deri më 16 qershor mbahen në qytetin Heraklion të Greqisë.
Sportistët vijnë nga sportet e volejbollit në rërë, basketbollit 3×3, hendbollit në rërë, not në ujëra të hapura dhe karate në rërë.
Hendbolli në rërë, basketbolli 3×3 dhe karate në rërë përfaqësojnë për herë të parë vendin tonë në një ngjarje të tillë. Hendbolli merr pjesë me ekipin e meshkujve, ndërsa basketbolli 3×3 dhe volejbolli në rërë në të dyja konkurrencat.
Dy notarët do të garojnë në disiplinën 5 km në ujëra të hapura, ndërsa dy karateistët në disiplinën kata individuale.
Krahas sportistëve dhe trajnerëve, vollejbolli përfaqësohet edhe me gjyqtarin Valon Mustafa.
Kosova për herë të parë u përfaqësua në LMR Patras 2019.