Dogana me aksion të befasishëm: Sekuestrohen barna të kontrabantuara në Komoran
Dogana e Kosovës ka dërrmarrë një aksion të befasishëm ku ka konfiskuar një sasi të konsiderueshme të barnave fshatin Komoran të Drenasit. “Njësitet e Doganës së Kosovës kanë organizuar një kontrollë të befasishme në dy barnatore në Komoran (Drenas) dhe me ketë rast është hasur në një sasi të konsiderueshme të medikameteve të kontrabanduara”, thuhet …
Lajme
Dogana e Kosovës ka dërrmarrë një aksion të befasishëm ku ka konfiskuar një sasi të konsiderueshme të barnave fshatin Komoran të Drenasit.
“Njësitet e Doganës së Kosovës kanë organizuar një kontrollë të befasishme në dy barnatore në Komoran (Drenas) dhe me ketë rast është hasur në një sasi të konsiderueshme të medikameteve të kontrabanduara”, thuhet në njoftim.
Në njoftimin e Doganës thuhet se mallrat e kontrabandura janë konfiskuar dhe ndaj personave përgjegjës kanë filluar procedurat.
“Të gjitha mallrat (medikamentet) janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse ndaj personave përgjegjës”, thuhet tutje në njoftim.