Haxhi Shala porosi Kurtit: Nuk është dashur të emërohet zv/ministër ish-pjesëtari i ushtrisë serbe

Në media është raportuar se zëvendësministri i emëruar nga Kurti, Radojica  Radomiroviq kishte qenë pjesë e ushtrisë serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë. Qeveria i ka mohuar pretendimet e tilla duke deklaruar se Radomiroviq kishte qenë pjesë e stafit civil. Ish-deputeti Haxhi Shala ka komentuar edhe për emërimin e ministrit të Mbrojtjes, Ejup Macedoncit.…

Bota

09/08/2023 18:50

Në media është raportuar se zëvendësministri i emëruar nga Kurti, Radojica  Radomiroviq kishte qenë pjesë e ushtrisë serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Qeveria i ka mohuar pretendimet e tilla duke deklaruar se Radomiroviq kishte qenë pjesë e stafit civil.

Ish-deputeti Haxhi Shala ka komentuar edhe për emërimin e ministrit të Mbrojtjes, Ejup Macedoncit.

Ai ka thënë se Kurti nuk është dashur ta emëronte Radomiroviqin fare zv/ministër.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nuk do të duhej ta emëronte zëvëndësministrin për Komunitete dhe Kthim, Radojica Radomiroviq, pas pjesëmarrjes së tij në luftën e fundit në Kosovë”, ka vlerësuar Haxhi Shala nga radhët e AAK-së.

Në “FIVE” të RTV Dukagjini, ai ka deklaruar se Radomiroviq do të duhet të shkarkohet menjëherë dhe se Kurti ishte nxituar me një veprim të tillë.

“Nuk është argument i mjaftueshëm sepse vetë Milloshi s’ka marrë pjesë, por ka urdhëruar…në momentin që doli ajo, kryeminsitri do të duhej ta shkarkonte. Kryeministri nuk do të duhej ta emëronte fare, se çka bën tani ka pak rëndësi. Kjo tregon se ai nuk është i gatshëm, tregon se vetëm ku ta gjejë një serb ta emërojë diku në institucione”, ka deklaruar ai.