Bastiset një diskotekë në Prishtinë: Kapenthika, fishekë e shkopinj druri
Policia e Kosovës, ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 22:00 ka kryer një operacion bastisjeje në rrugën magjistrale Prishtinë-Fushë Kosovë, ku janë gjetur dhe sekuestruar 11 fishekë, dy thika, dy shufra metalike, një jelek antiplumb, një spërkatës dhe pesë shkopinj druri. Nga PK’ja është bërë e ditur edhe se, në stacionin policor janë shoqëruar gjashtë…
Lajme
Policia e Kosovës, ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 22:00 ka kryer një operacion bastisjeje në rrugën magjistrale Prishtinë-Fushë Kosovë, ku janë gjetur dhe sekuestruar 11 fishekë, dy thika, dy shufra metalike, një jelek antiplumb, një spërkatës dhe pesë shkopinj druri.
Nga PK’ja është bërë e ditur edhe se, në stacionin policor janë shoqëruar gjashtë persona të dyshuar me rekomandim të prokurorit është iniciuar hetim për gjashtë raste të ndryshme penale.
Komunikata e plotë:
Zbatohet një urdhër kontrolli i nxjerrë nga Gjykata Themelore në Prishtinë
Prishtinë, 15 korrik 2023 – Policia e rajonit të Prishtinës respektivisht stacioni policor Jugu, mbrëmë rreth orës 22:00, ka kryer një operacion bastisjeje në përputhje me urdhër kontrollin e nxjerrë nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Kontrolli u krye në një lokal (diskotekë), në rrugën magjistrale Prishtinë – Fushë Kosovë, me ç’ rast policia gjeti dhe sekuestroj;
- Njëmbëdhjetë copë fishekë të kalibrave të ndryshëm,
- Dy thika,
- Dy shufra metalike,
- Një jelek antiplumb,
- Një Spërkatës (Sprej), si dhe
- Pesë shkopinj druri.
Në stacionin policor janë shoqëruar gjashtë persona të dyshuar dhe me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim për gjashtë raste të ndryshme penale, ndërkaq të dyshuarit janë proceduar më tej.
