Trajneri i Ludogorets, Petev: Duhet ta urojmë Ballkanin, luajtën futboll të mirë
Skuadra e Superligës së Kosovës, Ballkani mbrëmë shënoi fitore të madhe në shtëpi ndaj Ludogorets, ndeshje e vlefshme për kualifikim tutje në UEFA Champions League për sezonin 2023/24. Golat në këtë ndeshje të zhvilluar në “Fadil Vokrri” i shënuan dy mesfushorët, Meriton Korenica dhe Qendrim Zyba, shkruan Lajmi.net Pas ndeshjes, trajneri i ekipit bullgar, Ivaylo…
Sport
Skuadra e Superligës së Kosovës, Ballkani mbrëmë shënoi fitore të madhe në shtëpi ndaj Ludogorets, ndeshje e vlefshme për kualifikim tutje në UEFA Champions League për sezonin 2023/24.
Golat në këtë ndeshje të zhvilluar në “Fadil Vokrri” i shënuan dy mesfushorët, Meriton Korenica dhe Qendrim Zyba, shkruan Lajmi.net
Pas ndeshjes, trajneri i ekipit bullgar, Ivaylo Petev thuri lavde për paraqitjen e ekipit kosovar dhe thotë se këtë nuk duhet ta lejojnë në Razgard të Bullgarisë.
“Më duhet të zbulojë atë që ndodhi. Sepse pas minutës 10 apo 15 na u prishë diçka. Bëm gabime të jashtëzakonshme, të rënda me topin. Skuadra e Ballkanit me plotë meritë kaloi në epërsi në pjesën e parë. Në të dytën patem rastet tona. Por në përgjithësi luajtëm shumë dobët. Duhet ta urojmë Ballkanin, ata bën një futboll shumë të mirë, e të cilin nuk duhet ta lejojmë në Razgard”, u shpreh pas ndeshjes trajneri i Ludogorets
Sot një javë është ndeshja e kthimit, e cila zhvillohet në Bullgari në stadiumin “Huvepharma Arena”, që ka kapacitet më shumë se 10 mijë ulëse.
Ludogorets ndeshjen e kthimit ndaj kampionit kosovar e zhvillon më 19 korrik nga ora 20:00./Lajmi.net/