Kosova e humb ndeshjen e parë në Kampionatin Evropian
Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka humbur ndeshjen e parë në kuadër të Kampionatit Evropian për grupmoshën U19. Të shtunën në mbrëmje hendbollistet tona pësuan nga Sllovakia me rezultat 39:26. Ndeshja u luajt në Pallatin e Rinisë në Prishtinë para një numri të konsiderueshëm shikuesish. Kombëtares sonë i kushtoi hapja jo e mirë e…
Sport
Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka humbur ndeshjen e parë në kuadër të Kampionatit Evropian për grupmoshën U19.
Të shtunën në mbrëmje hendbollistet tona pësuan nga Sllovakia me rezultat 39:26. Ndeshja u luajt në Pallatin e Rinisë në Prishtinë para një numri të konsiderueshëm shikuesish.
Kombëtares sonë i kushtoi hapja jo e mirë e ndeshjes. Në pjesën e parë sllovaket kanë dominuar plotësisht. Dukshëm më mirë vajzat tona luajtën në pjesën e dytë, por jo mjaftueshëm sa për ta rrezikuar fitoren e Sllovakisë.
Priten paraqitje dukshëm më të mira të Kombëtares sonë në vazhdim të Evropianit në Prishtinë./Lajmi.net/