Kosova luan me Britaninë e Madhe në kualifikimet për Evropian
Kombëtarja e Kosovës në hendboll (meshkujt) ka mësuar të mërkurën edhe kundërshtarin e parë në kualifikimet për Euro 2026. Në Vjenë janë tërhequr shortet për dy gara të ndryshme. Kështu Kombëtarja e Kosovës përballet me Britaninë e Madhe në raundin promovues të kualifikimit në Kampionatin Evropian të vitit 2026. Ndeshjet janë në janar të vitit…
Sport
Kombëtarja e Kosovës në hendboll (meshkujt) ka mësuar të mërkurën edhe kundërshtarin e parë në kualifikimet për Euro 2026.
Në Vjenë janë tërhequr shortet për dy gara të ndryshme.
Kështu Kombëtarja e Kosovës përballet me Britaninë e Madhe në raundin promovues të kualifikimit në Kampionatin Evropian të vitit 2026. Ndeshjet janë në janar të vitit të ardhshëm, ndërsa
Kombëtarja jonë është nikoqire në ndeshjen e parë.
Synimi është që të kalohet Britania e Madhe, përkatësisht kalimi në fazën kryesore të kualifikimeve për Evropian.
Letonia – Luksemburgu dhe Belgjika – Qipro janë çiftet tjera të raundit promovues të kualifikimeve për Euro 2026./Lajmi.net/