Të shtëna armësh në Shtërpcë, del se u shkaktuan nga një i dehur

Policia e stacionit në Shtërpcë, sot rreth orës 01:15 ka pranuar një informacion se në fshatin Gotovushë të Shtërpcës ka të shtëna me armë zjarri. Policët i kanë marrë veprimet e menjëhershme dhe janë nisur në drejtim të fshatit Gotovushë dhe kanë arritur që të arrestojnë në vendin e ngjarjes të dyshuarin në gjendje të…

Lajme

04/07/2023 09:50

Policia e stacionit në Shtërpcë, sot rreth orës 01:15 ka pranuar një informacion se në fshatin Gotovushë të Shtërpcës ka të shtëna me armë zjarri.

Policët i kanë marrë veprimet e menjëhershme dhe janë nisur në drejtim të fshatit Gotovushë dhe kanë arritur që të arrestojnë në vendin e ngjarjes të dyshuarin në gjendje të dehur M.R (M/K) i moshës 50 vjeçar, i cili kishte shtënë disa herë më armë zjarri.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtërpcë dhe me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Është konfiskuar një armë zjarri automatike dhe sasi e municionit, ndërsa rasti është cilësuar ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje.