Klubi rumun bën ofertë për Mirlind Dakun, Osijek i tregon çmimin
Klubi rumun, Rapid, ka shprehur interesim për transferimin e sulmuesit kosovar, Mirlind Daku. Këtë e kanë bërë të ditur mediat rumune të cilat kanë raportuar se Rapidi ka bërë tashmë ofertën e parë për Dakun, transmeton lajmi.net. Sipas “Gsp.ro”, 25-vjeçari nga Gjilani është një nga objektivat kryesor të merkatos së verës. “Ata duan t’i marrin…

Sport
Klubi rumun, Rapid, ka shprehur interesim për transferimin e sulmuesit kosovar, Mirlind Daku.
Këtë e kanë bërë të ditur mediat rumune të cilat kanë raportuar se Rapidi ka bërë tashmë ofertën e parë për Dakun, transmeton lajmi.net.
Sipas “Gsp.ro”, 25-vjeçari nga Gjilani është një nga objektivat kryesor të merkatos së verës.
“Ata duan t’i marrin të dy, Dakun dhe Denis Dragus. Janë objektivat më të rëndësishëm për momentin” – i tha mediumit rumun një burim pranë klubit.
Osijek, klubi kroat që ka në pronësi Dakun, ka kërkuar 1 milionë euro për ta liruar futbollistin gjilanas.
Daku edicionin e fundit ishte i huazuar te Mura në kampionatin slloven, ekip me të cilin shkëlqeu me gola dhe asistime.
Ai është pjesë e Osijekut nga viti 2020, por që ishte i huazuar edhe te Ballkani./Lajmi.net/