Ekipi i Kosovës ka parakaluar në ceremoninë hapëse të Lojërave Evropiane

Sonte me fillim prej orës 21:00 nisi ceremonia hapëse e edicionit të tretë të Lojërave Evropiane Krakow dhe Malopolska 2023. Bartës të flamurit të Kosovës ishin, boksierja, Donjeta Sadiku dhe atleti, Muhamet Ramadani. Ceremonia mbahet në stadiumin “Henryk Reyman” të Krakoëit. 38 sportistë nga tetë sporte të ndryshme do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Evropiane…

Sport

21/06/2023 22:52

Sonte me fillim prej orës 21:00 nisi ceremonia hapëse e edicionit të tretë të Lojërave Evropiane Krakow dhe Malopolska 2023.

Bartës të flamurit të Kosovës ishin, boksierja, Donjeta Sadiku dhe atleti, Muhamet Ramadani.

Ceremonia mbahet në stadiumin “Henryk Reyman” të Krakoëit.

38 sportistë nga tetë sporte të ndryshme do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Evropiane 2023, transmeton lajmi.net.

Më poshtë i gjeni sportistët dhe sportet që do të përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Evropiane Krakoë dhe Malopolska 2023.

Boksi (7 sportistë): Altin Shala, Bashkim Bajoku, Donjeta Sadiku, Patriot Behrami, Shpejtim Bajoku, Taulant Jakupi – (3 trajnerë): Besim Brahimi, Latif Demolli, Marjola Sallauka

Çiklizmi (1 sportist): Samir Hasani – (1 trajner): Blerton Nuha

Kajakim (2 sportistë): Blandine Xhemajli, Lorand Gjoshi – (1 trajner): Besfort Balidemaj

Shenjëtari (1 sportist): Nexhat Sahiti – (1 trajner): Driton Sejdiu

Shigjetari (1 sportist): Edi Dvorani – (1 trajner): Fehmi Bylykbashi

Taekëondo (1 sportist): Arbër Bajra – (1 trajner): Arsim Agushi

Teqball (2 sportistë): Adrien Uka, Krenar Emini – (1 trajner): Azem Ahmeti

Atletika (23 sportistë): Muhamet Ramadani, Alaudin Suma, Arbesa Shala, Astrit Kryeziu, Emine Jenuzi, Enis Bytyçi, Erudit Rysha, Granit Ahmeti, Gresa Bakrraqi, Leon Thaqi, Medina Kutleshi, Albion Ymeri, Olti Bytyçi, Sara Susuri, Vesa Jusufi, Florentina Restelica, Genc Isufi, Lirije Peci, Donika Kryemadhi, Bardhyl Hajdaraj, Valentina Kelmendi – Musa, Florian Berisha dhe Ejona Shala – (6 trajnerë): Abdurrahman Shkodra, Bajram Duja, Lumbardh Shala, Xhavit Tahiri, Adrian Mazreku dhe Zijadin Kryeziu./Lajmi.net/