U rrëzua gjatë finales së Championsit, humb jetën gazetari 51-vjeçar
Një lajm i trishtë tronditi finalen e Championsit në hendboll mes Magdeburgut dhe Kielces, teksa humbi jetë gazetari 51-vjeçar Pavel Kotvica. Teksa kishte shkuar për të raportuar për finalen nga Kolni i Gjermanisë, gazetari sportiv, në pjesën e dytë të ndeshjes u rrëzua nga tribuna e shtypit dhe pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve mjekësore,…
Sport
Një lajm i trishtë tronditi finalen e Championsit në hendboll mes Magdeburgut dhe Kielces, teksa humbi jetë gazetari 51-vjeçar Pavel Kotvica.
Teksa kishte shkuar për të raportuar për finalen nga Kolni i Gjermanisë, gazetari sportiv, në pjesën e dytë të ndeshjes u rrëzua nga tribuna e shtypit dhe pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve mjekësore, ai nuk mundi të mbijetonte.
Kotvica u dërgua në spitalin lokal, por për fat të keq nuk arriti t’ia dilte mbanë.
Pas lajmit tragjik, çështja sportive kaloi në plan të dytë teksa nuk munguan mesazhet ngushëlluese nga te dyja klubet për humbjen e gazetarit 51-vjeçar./Lajmi.net/