Zyrtare: Malisheva “blindon” tre futbollistë me kontrata të reja
Malisheva e ka nisur afatin kalimtar të verës duke rinovuar kontratat me disa prej futbollistëve kyç. Ekipi i drejtuar nga Bylbyl Sokoli ka njoftuar se ka rinovuar kontratat me tre futbollistë, shkruan lajmi.net. Portieri Flamur Gashi dhe Agon Xhaka kanë nënshkruar kontrata trivjeçare, ndërsa për dy vite ka vazhduar edhe Arbër Pira. “Konfirmojmë se lojtarët…
Sport
Malisheva e ka nisur afatin kalimtar të verës duke rinovuar kontratat me disa prej futbollistëve kyç.
Ekipi i drejtuar nga Bylbyl Sokoli ka njoftuar se ka rinovuar kontratat me tre futbollistë, shkruan lajmi.net.
Portieri Flamur Gashi dhe Agon Xhaka kanë nënshkruar kontrata trivjeçare, ndërsa për dy vite ka vazhduar edhe Arbër Pira.
“Konfirmojmë se lojtarët kyç të skuadrës kanë rinovuar kontratat me klubin. Flamur Gashi 3 vite. Agon Xhaka 3 vite. Arber Pira 2 vite” – thuhet në njoftimin e Malishevës.
Malisheva është pjesë e Superligës së Kosovës në futboll./Lajmi.net/